Ky është emri unik në 1.6 milion banorë të Kosovës
Kosova ka mbi 1.6 milion banorë, por vetëm njëri prej tyre e ka një emër unik dhe të papërsëritshëm deri tani.
Sipas ASK-së, emrin Ndihmon e ka vetëm një person në Kosovë dhe ai jeton në Gjilan.
Nga hulumtimet në terren del se Ndihmoni është i lindur në vitet e solidarizimit të madh qytetar në Kosovë, kur populli ndihmohej mes vete me aq sa mundej e sa kishte, pasi pushteti okupues serb i kishte dëbuar shqiptarët nga puna, arsimi, shëndetësia, nga jeta publike.
Me gjasë, prindërit e Ndihmonit duhet të jenë frymëzuar nga ajo frymë mbarëpopullore e ndihmës për njëri-tjetrin dhe kauzën kombëtare për çlirim dhe të birin e tyre e kanë pagëzuar me këtë emër, që del të jetë i vetmi në 1.6 milion banorë rezidentë./Mediafokus

