Ky është gjeniu i Kosovës, të cilin Jahjaga e quan Ajnshtajni i kohës moderne

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është ndarë e mahnitur nga intelegjenca e një fëmije me emrin Lum, por që ajo e quan “Ajnshtajni i kohës moderne”.

Lumi qysh nga mosha dy-vjeçare ka shfaqur nivel të inteligjencës jo të zakonshme me fëmijët e moshës së tij.

Postimi i plotë i Jahjagës:

Ishte kënaqësi e veçantë që të pres në vizitë Lumin, një djalosh kurioz i cili premton shumë për të ardhmen e vendit tonë. Lumi ka treguar inteligjencë mbi mesatare me koeficient të intelegjencës 145 dhe është pjesë e Institutit “Atomi”.

Pasuria më e madhe e Republikës së Kosovës janë fëmijët inteligjentë si Lumi. Mirëpo, na takon neve që këtë pasuri ta përkrahim duke i ofruar të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin intelektual.

Lumi qysh nga mosha 2 vjeçare ka shfaqë një nivel të intelegjencës jo të zakonshme me fëmijët e moshës së tij. E fëmijët si Lumi, të cilët e di që nuk janë pak në numër, duhet përkrahur që intelegjencën e tyre ta sfidojnë në kushte dhe mundësi të duhura.

Lumi – Ajnshtani i kohës moderne, shpresoj që në të ardhmen, ta vendosësh Kosovën në harten e gjenive botëror.