Raportohet se ky është i dyshuari për plagosjen e Inspektorit policor në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri i plagosur ka mbetur një inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës.

Veriu.info mëson se i dyshuar për gjuajtjen me armë zjarri është Agon Dulla.

Foto: Agon Dulla

I dyshuari akoma është në kërkim policor.

Ndërsa, i plagosuri është inspektori policor Arsim Beqiri, për të cilin ka raportuar ekskluzivisht Veriu.info.