Ky është i dyshuari që sulmoi kryetarin e Federatës së Peshkatarëve në këtë komunë
Personat zyrtarë të institucioneve të ndryshme në vend, shpeshherë gjatë detyrës zyrtare kanë qenë cak i ofendimeve, kërcënimeve e sulmeve fizike nga qytetarët. Për një rast që ka ndodhur te lumi Drin në afërsi të fshatit Shkozë në Prizren, Prokuroria ka nisur hetimet.
Sinjali raportoi të premten se kryetari i Federatës së Peshkimit Sportiv Rekreativ të Kosovës është sulmuar fizikisht nga një person.
I dyshuari për sulmin ndaj 40-vjeçarit, sipas burimeve të Sinjalit është Ismen Islamaj.
40-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se derisa ka qenë duke biseduar me pronarin e një varke për lundrim, Islamaj e ka goditur tinëzisht dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, teksa njësitë policre kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

