Sinjali mëson se viktima është Meriton Kokaj31-vjeçar, nga qyteti i Gjakovës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Pejë kanë bërë me dije se viktima është dërguar atje pa shenja jete.

Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Sinjali ka kontaktuar edhe me Shërbimin Korrektues të Kosovës, mirëpo nuk ka marrë një përgjigje zyrtare deri në publikimin e këtij artikulli.

Ndryshe sipas informacioneve të cilat posedon Sinjali, Kokaj ishte nën hetime për veprën penale ‘Dhunë në familje’.