Ky është i riu nga Gjilani që vdiq pas therrjes me thikë
Ky është i riu nga Gjilani që vdiq pas therrjes me thikë, shkruan gazeta online Mediafokus.info.
Rastin e ka konfirmuar për Mediafokus.info, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, toger Ismet Hashani.
“Më datë 23.10.2020 rreth orës 00:06, stacioni policor në Gjilan kanë marr një informatë se në rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan është një person i lënduar dyshohet me mjet të mprehtë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001). Viktima është dërguar me urgjencë ne spitalin rajonal në Gjilan, më pastaj është dërguar në QKUK në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori i Shtetit, njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale”, ka thënë Hashani.
“Rreth orës 01;55 nga QKUK jemi njoftuar se viktima i dërguar nga Gjilani në Prishtinë kishte ndërruar jetë. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pa jetë dërgohet në IML.
Për momentin askush nuk është arrestuar. Policia e Kosovës po punon intenzivisht në zbardhjen e rastit”, ka shtuar Hashani./Mediafokus.info/

