Ky është i riu që humbi jetën në autostradën ‘Arbën Xhaferi’
Personi i cili ndërroi jetë në aksidentin e djeshëm në autostradën “Arbën Xhaferi” është një i ri nga komuna e Vitisë, Nue Munishi, 28-vjeçar.
Familjen Munishi e ka ngushëlluar sot kryetari Sokol Haliti.
‘Me pikëllim të thellë morra lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, Nue Munishit. Më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta në emër të institucioneve komunale të Vitisë. Në këto momente të vështira për ju, ndajmë dhimbjen së bashku me ju për ikjen e hershme në amshim të Nues’ – ka thënë Haliti.
Njoftimi i policisë për akdidentin:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
KM 24, Autostrada Arbër Xhaferi 04.011.2022 – 16:15. Një mashkull kosovar ka humbur jetën si pasojë e një vet-aksidenti që ka ndodhur në autostradë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Sipas njësisë policore viktima po udhëtonte i vetëm me veturë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

