Ky është i riu që u përfshi në tentim vrasje në Podujevë
Një tentim vrasje ka ndodhur mbrëmë në qendër të qytetit të Podujevës.
Konflikti i ndodhur këtu, ka vazhduar edhe në një pjesë tjetër të qytetit të Podujevës, saktësisht tek vendi i njohur si “Fabrika e Metalit”.
Bashkë me të janë arrestuar edhe Nexhat dhe Arton Haziri.

Derisa, Gazeta Insajderi merr vesh se në këtë rast të përfshirë janë edhe dy persona të tjerë të cilët janë duke u kërkuar nga Policia e Kosovës.
Derisa, për këtë tentim vrasje ka dalur me komunikatë edhe Policia e Kosovës.
Aty u bë e ditur se janë arrestuar tre persona, dhe janë konfiskuar një pistoletë, 9 fishekë, 5 gëzhoja dhe dy vetura.
“Rr. 19 Qershor, Podujevë 18.06.2024-01:20. Raportohet se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te të shtënat ma armë zjarri në mes disa personave. Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, ndërsa janë konfiskuar një pistoletë me 9 fishkë, 5 gëzhoja dhe dy vetura. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Policia e Kosovës.

