Ky është kandidati i LDK-së që në Gjilan mori veç 3 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Gjilan në zgjedhjet e 14 shkurtit mori 7243 vota.
Por, është njëri nga 110 kandidatët për deputetë që mori veç 3 vota, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Bëhet fjalë për poetin e njohur, Hasan Qyqalla, i cili është kandidati që mori më së paku vota në Gjilan.
Ndërkohë, Mediafokus.info ka publikuar listën e dhjetë më të votuarve të kësaj partie në Gjilan: Faton Bislimi, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Ramiz Ramadani, Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Abdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Ajet Avdyli e Armend Zemaj. /Mediafokus.info/

