Ky është kandidati që mori 146 vota për kryetar të Gjilanit, edhe pse ishte tërhequr nga gara

Në Gjilan, për postin e kryetarit të Komunës, kanë garuar pesë kandidatë. I gjashti ishte tërhequr nga gara pas fillimit të saj.

Sipas rezultateve përfundimtare, balotazhi do të zhvillohet ndërmejt Alban Hysenit (LVV) dhe Arbër Ismajlit (LDK), nëse nuk ndryshon raporti i tashëm me votat e diasporës.

Kandidatët tjerë, Riad Rashiti (PDK), Nazim Gagica (AAK) dhe Isa Agushi (BNA) nuk kanë arritur të hyjnë në balotazh.

Eshtë interesant se kandidati i listës GUXO, Ilir Poroshtica, i cili ishte tërhequr nga gara, ka marrë 146 vota.

Pavarësisht tërheqjes, emri i tij ka figuruar në listën e kandidatëve për kryetarë Komune në Gjilan./Mediafokus