Ky është kategorizimi i ri i komunave sipas shkallës së rrezikshmërisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë konferencës për media ka njoftuar për kategorizimin e ri të komunave sipas shkallës së rrezikshmërisë nga COVID-19, shkruan Mediafokus.info

Në bazë të numrit të të infektuarve në 100 mijë banorë, komunat janë kategorizuar nëpër zona kësisoj:

Në zonën e kuqe, 11 komuna: Prishtina, Zveçani, Zubin Potoku, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Lipjani, Drenasi dhe Podujeva.

Në zonën e verdhë, 11 komuna: Kamenica, Kllokoti, Gjakova, Vitia, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaj, Shtërpca, Istogu dhe Ranillugu.

Në zonën e gjelbër, 16 komuna: Graçanica, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skënderaj, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Novobërda, Kaçaniku, Juniku, Dragashi dhe Mamusha. /Mediafokus.info/