Ky është kosovari nga Vitia që vdiq sot në Zvicër, ishte i infektuar me COVID-19

Musli Ajvazi është kosovari nga Vitia që vdiq sot në Zvicër, pasi ishte infektuar me COVID-19, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij, në  rrjetin social Facebook.

“Sot me pikëllim të madh morrëm lajmin për vdekjen e kushëririt tonë Musli Ajvazi, Zoti të mëshiroftë o Aga Musë, do të kujtojmë gjithmonë si njeri të mirë me zemer të madhe e që sot i theve zemrat e atyre që paten fatin me të njoftë nga afër. Lamtumirë njeri i madh!”, ka shkruar kushëriri i të ndjerit, Taulant Ajvazi./Mediafokus.info/