Ky është kryetari i ri i Gjykatës së Apelit

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka zgjedhur gjyqtarin Valon Totaj për kryetar të Gjykatës së Apelit.

Totaj mori votat e gjashtë anëtarëve të Këshillit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mandati i gjyqtarit Totaj në pozitën e kryetarit fillon nga 5 maji 2022 dhe është pesëvjeçar.

Ndryshe, Komisioni Vlerësues ka rekomanduar për votim në Këshill edhe kandidatët Bashkim Hyseni, Zyhdi Haziri, Nehat Idrizi dhe Hashim Qollaku, mirëpo nuk arritën votat e mjaftushme.

Ndryshe, nga gushti i viit 2021, pozitën e të parit në Gjykatën e Apelit e ka ushtruar Afrim Shala, të cilin KGJK e kishte caktuar ushtrues detyre deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.