Ky është linku për aplikim për lavatriçe, enëlarëse e frigorifer

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në bashkëpunim me Bianciardi nga European Union in Kosovo kanë lansuar masat e reja për subvencionim të qytetarëve të cilat përfshijnë: rrobalarëse, enëlarëse, frigorifer si dhe sistem diellor për ngrohje të ujit sanitar.

Sot gjatë ditës, ministrja Rizvanolli ka publikuar etiketat e efiçiencës së pajisjeve shtëpiake të cilat do të subvencionohen me përkrahje të Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Ja si duken etiketat e efiçencës së pajisjeve të cilat do t’i subvencionojmë me përkrahje të European Union in Kosovo”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo gjithashtu ka publikur linqet për t’u informuar qytetarët më shumë rreth aplikimit.

Linku për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçente shtëpiake: https://ekosova.rks-gov.net/467

Linku për aplikim për subvencionim të sistemit diellor për ngrohje të ujit sanitar: https://ekosova.rks-gov.net/468