Ky është maratonisti shqiptar që erdhi nga Gjermania në maratonën e Gjilanit

71-vjeçari Habib Aliu, moratonist i shtigjeve të gjata, pjesëmarrës i Maratonave të Evropës, erdhi nga Gjermania për të marrë pjesë në gjysmë maratonën e Gjilanit “Të vrapojmë shtigjeve të Agimit” (Gjilani Half Maraton).

Fatkeqësisht pjesëmarrja e tij nuk u vërejt nga mediat, ndonëse ai kishte bërë mijëra kilometra rrugë enkas për të marrë pjesë në gjysmë maraton e për të nderuar veprën e heroit Agim Ramadani.

Habibi është pjesëmarrës në të gjitha maratona që organizohen në Gjermani dhe në Evropë.

Ai është fitues i shumë medaljeve, kupave dhe mirënjohjeje. Çdo herë e kudo që paraqitet, flamurin e Kosovës e mbanë në fanellë, si një ambasador i  atletikës sonë në perëndim.

Në Gjilan erdhi me shpenzime vetanake, vetëm e vetëm për të marrë pjesë në gjysmë maratonë dhe për të nderuar sakrificën e Agimit dhe atdheun e tij, Kosovë.

Pjesëmarrja e një atleti si Habib Aliu, pa dyshim se i bënë nder çdo gare, por në Gjilan ai mbeti i pa vërejtur./Sabedin Sherifi