Ky është marketi që po i aplikon me përpikmëri masat kundër Coronavirusit
Masat në mbrojtje ndaj Coronavirusit kanë nisur t’i aplikojnë edhe marketet kosovare.
Rrjeti i marketeve Meridian Express po i aplikon masat në mënyrë të përpiktë, duke vendosur njoftimet shpjeguese për klientët për t’u shërbyer në distancë me kafe ose produkte të tjera.
“Ju lutemi, për shkaqe sigurie, mbani distanë prej 1 metër”, shkruan në njoftimet udhëzuese për klientët.
“Masat e sigurisë janë ndërmarrë sipas instruksioneve të Qeverisë së Kosovës, ndërsa ne e kemi personelin e trajnuar në çështjen e sigurisë së ushqimit dhe sigurisë në punë”, thotë për Mediafokus.info Ridvan Murtezi, udhëheqës i shërbimit dhe ushqimit të rrjetit të marketeve Meridian Express.
Personeli ballafaqohet shpesh me pakujdesi sa i përket respektimit të rregullave.
Si reagohet në këso raste?
“I tërhiqet vërejtja konsumatorëve që të mos afrohen më shumë se një metër me personelin dhe njëri-tjetrin”, thotë Murtezi.
Gjatë ditës, Meridian Express e pati një konsumator më të veçantë, kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Ai i respektoi rregullat e kësaj kompanie dhe e përgëzoi për masat që ka marrë për mbrojtje nga coronavorusi./Mediafokus.info.




