Ky është mërgimtari nga Gjilani që s’i harron shokët e babës

Mërgimtari nga Gjilani, Fadil Murati, sa herë vjen në vendlindjen e tij në Bresalc, nuk harron t’i vizitojë e nderojë edhe shokët e babait, ndonëse ai nuk jeton prej vitesh.

Fadili i ka trashëguar këto vlera nga babai Osmani, i cili dinte t’i respektonte dhe nderonte miqtë e tij.

Ai i ka suprizuar së fundmi bashkëshortët Makfire dhe Ilias Uzunaliq, duke i marrë për një shëtitje në Artanë.

‘Dje patem nje surprize te kendeshme dhe te veçantë nga Fadil Murati, djali i mikut te ngushush te familjes tone, i të djerit Osman nga Bresalci, i cili me shume perkushtim dhe dashuri i tuan vlerat e trashiguar nga babai.

Me nje shetitje ne fshatrat e Novoberdes, ku Iliasi, Osmani dhe miqtë e tyre i kaluan dikur ne kembe, si gjuetarë te pasionuar.

Kjo ishte nje shetitje me plot nostalgji per ditet e lumutura qe Ilasi i kishte kaluar me miqte dhe dashamiret qe e kishin pranuar dhe ishin sjellur ndaj tij me shume respekt.

I lumte Fadilit per tere kujdesin qe po shpreh ndaj nesh, sikur të ishin prinderit e tij.

Une dhe Ilasi i jemi shumë mirënjohës dhe i deshirojme gjitha te mirat Fadilit dhe familjes se tij ne Diaspore”, ka thënë Makfire Uzunaliq./Mediafokus.info