Ky është mërgimtari që vdiq tragjikisht në aksidentin në Çagllavicë

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë me dije se në aksident është përfshirë një veturë me targa të huaja, teksa viktima është një burrë 35-vjeçar.

Sipas Policisë, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të lëndimeve të rënda që ka marrë nga aksidenti, teksa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i ekipit mjekësor të Emergjencës.

Raportohet se në këtë aksident ka vdekur, Arbnor Ademi nga komuna e Lipjanit.

Familjarët dhe dashamirët kanë shprehur në rrjete sociale ngushëllime për të ndjerin.