Ky është mësuesi që e hoqi foton e Titos nga një shkollë e Gjilanit (1991), e zëvendësoi me atë të Skënderbeut
Janë shtatë vjet kur u nda nga jeta mësuesi dhe veprimtari i madh të çështjes kombëtare, Hetem Arifi.
Arifi u burgos në vitet 70-ta si i papërshtatshëm për regjimin e kohës dhe vuajti plot nëntë vjet në burgjet e Serbisë.
Me të dal nga burgu, Arifi vazhdoi punën si mësues në shkollën fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan, ku edhe punoi deri në pension.
Sipas nxënësve të tij, Arifi mbahet në mend edhe për një fakt: në vitin 1991 e kishte hequr nga shkolla foton e diktatorit Josip Broz Tito, duke e zëvendësuar me atë të heroit të kombit, Skënderbeu, shkruan gazeta online Mediafokus.info.
Përpos punës së jashtëzakonshme me nxënës, Arifi ishte edhe shkrimtar, publicist e aktor teatri, derisa dha kontribut të jashtëzakonshëm për manifestim kombëtar të kulturës “Flaka e Janarit” që nga themelimi e deri në fund vitet 90-ta.
Për këtë, u nderua për së gjalli edhe nga ish-kreu i kësaj Komune, Lutfi Haziri, në Ditën e Mësuesit, më 7 mars 2016.
Nxënësit e tij e kujtojnë si mësuesin i cili nuk i shkëputi kurrë raportet me ta, duke ua përcjellë suksesin në shkolla të mesme e në studimet universitare, për t’u krenuar hapur me sukseset e tyre.
Hetem Arifi ndërroi jetë më 16 mars të vitit 2019./Mediafokus.info/

