Ky është njeriu më i korruptuar i Vetëvendosjes sipas Milaim Zekës

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka treguar se kush janë njerëzit më të korruptuar të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Mediafokus.info.

Por, duke folur për liderin e saj, Albin Kurtin, Zeka ka thënë se një të mirë e ka që nuk është i korruptuar.

“Albini është i pa korruptum. Ndërsa, njerëzit e kabinetit të tij kanë qenë të korruptum deri në fyt”, ka thënë Zeka, duke iu referuar ish-zëvendëskryeministrit kosovar.

“E ki këtë Haki Abazin…”. tha Zeka për emision Frontal të T7, transmeton Mediafokus.info.

Ndërkohë, lidhur me deklaratën e liderit të VV’së se kjo parti mund t’i fitojë mbi 50 për qind, Zeka ka thënë se kjo është “ëndërr e sëmurë e Albin Kurtit”.

“Kjo është një ëndërr e sëmurë e Albin Kurtit. Nëse vazhdon kështu, do të vijë koha që ai do të largohet nga skena politike”, tha Zeka./Mediafokus.info/