Ky është orari i lëvizjes për sot dhe dy ditët e ardhshme

Orari i lëvizjes së qytetarëve në kohëne pandemisë, siç e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, ndryshon në çdo tre ditë.

Ky orar vlen nga sot deri të dielen (24, 25, 27 prill 2020). Prej të hënës lëvizet me orar të ri.

Vendimi për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në 90 minuta u mor nga Ministria e Shëndetësisë, më 14 prill, si masë parandaluese kundër përhapjes së virusit korona, që deri tani ka marrë 19 jetë në Kosovë.

Në Kosovë janë konfirmuar 669 raste pozitive me koronavirus, 159 prej të cilëve janë shëruar dhe 19 të tjerë kanë ndërruar jetë./mediafokus.info