Ky është parashikimi i motit për katër ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur parashikimin e motit për katër ditët e ardhshme.
E martë: Mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende –vende parashihen të sjellin riga të izoluar shiu. Temperaturat e mesditës do të shënojnë ulje për 4-6 gradë , krahasuar me të ditës së hënë.
E mërkurë: Mot kryesisht i ngjashëm, pothuaj me gjithë parametrat e ditës së martë.
E enjte: Mot jostabil, i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha.
E premte: Mot kryesisht i vranët por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë. Parashihet që gjatë ditës të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.
