Ky është parashikimi i motit për sot
Sot pritet të mbajë mot kryesisht me vransira ndërsa orëve të mëngjesit me mundësi për riga lokale shiu, njofton prishtina Weather.
7.12 – Kryesisht me vransira. Orëve të mëngjesit mundësi për riga lokale shiu.
8.12 – Herët në mëngjes reshje lokale shiu. Ditën kryesisht me vransira.
9.12 – Kryesisht me vransira, me mundësi për reshje të dobëta shiu orëve të mëngjesit.
Temperaturat do të luhaten në vlera ndjeshëm mbi mesataret për këtë periudhë kohore.
Minimalet ndërmjet 3C e 6C, e maksimalet kapin vlera prej 10C deri 12C.Era frynë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e juglindja 3-7m/s.
Shtypja atmosferike e lartë mbi vlera normale, me tendencë të rënies nga mesi i javës.

