Ky është parashikimi i motit për sot
Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftua rreth parashikimit të motin këtë javë, ndërsa të mërkurën njoftoi se do të ketë rritje të temperaturave.
Mot kryesisht me diell do të mbizotërojë dhe temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në të dy vlerat e skajshme. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.
Shkalla e lartë e avullimeve do të krijoj vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara.
Instituti rekomandon poashtu qytetarët me gjendje të rënduar shëndetësore nga sëmundje kronike të kenë kujdes të shtuar gjatë ditës.
