Ky është personi nga Gjilani që ndërroi jetë tragjikisht në Slloveni

Mediat sllovene kanë raportuar për një rast tragjik, ku një person nga Gjilani ka humbur jetën.

Mediafikus.info mëson se në Slloveni ka ndërruar jetë tragjikisht, Femi Halimi nga Malisheva e Gjilanit.

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka dhënë detaje për vdekjen e kosovarit pasi zjarri përfshiu shtëpinë e tij.

Ambasadori i Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku ka vizituar vendin, ku një ditë më parë një shtetas i Kosovës ka humbur jetën dhe bashkëshortja e tij është lënduar, pasi shtëpia ku banonin ishte kapluar nga zjarri.

“Pas ngjarjes tragjike që ndodhi dje në Maribor, Ambasadori Valdet Sadiku ka vizituar vendin e ngjarjes dhe ka takuar të mbijetuaren. Familjarëve të shtetasit nga Malisheva e Gjilanit iu janë shprehur ngushëllime ndërsa komuniteti shqiptar është vlerësuar për ndjenjën e jashtëzakonshme të solidaritetit dhe ndihmën që i është ofruar të mbijetuarës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ambasadës.

Njoftimi i plotë:

Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Maribor, humb jetën  një shtetas i Kosovës dhe lëndohet bashkëshortja e tij

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi dje në Maribor, Ambasadori Valdet Sadiku ka vizituar vendin e ngjarjes dhe ka takuar të mbijetuaren. Familjarëve të shtetasit nga Malisheva e Gjilanit iu janë shprehur ngushëllime ndërsa komuniteti shqiptar është vlerësuar për ndjenjën e jashtëzakonshme të solidaritetit dhe ndihmën që i është ofruar të mbijetuarës.

Ambasadori ishte i shoqëruar nga Kryetari i shoqatës “Bashkimi” z. Faruk Bajra dhe anëtarët e kryesisë të shoqatës dhe Diplomati Burim Qorri.

Me këtë rast edhe një herë i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve, dhe urojmë që raste të tilla tragjike të mos përsëriten asnjëherë.