Ky është personi qe u gjet i vdekur skaj rrugës Gjilan-Kamenicë
Në rrugën Gjilan-Kamenicë, një person u gjet pa shenja jete. Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet nga Policia.
Sinjali mëson se personi që u gjet pa shenja jete në rrugë është Rujet Rexhepi, 72-vjeçar.
Policia ka marrë informacionet e para lidhur me rastin dhe sipas hetimeve fillestare, viktima nuk kishte ndonjë shenjë dhune.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

