Ky është personi që u vra sonte në Gjilan

Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e së dielës në Gjilan, shkruan Mediafokus.info.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, toger Ismet Hashani.

Mediafokus.info merr vesh se personi i vrarë është Bakush Veseli, 50-vjeçar nga komuna e Bujanocit.

Dyshohet se dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij derisa ai po pinte kafe në një kafiteri afër parkut të qytetit./Mediafokus.info/

https://mediafokus.infopolicia-konfirmon-vrasjen-ne-gjilan-dy-persona-kane-shtene-mbi-50-vjecarin/