Ky është polici që u plagos në poligonin e qitjes në Gjilan
Një incident me armë ka ndodh në poligonin e gjujatjes “Target”, në fshatin Pasjak të Novobërdës. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një polic i Kosovës.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali, bëhet fjalë për policin Erblin Shabani (2003).
Shabani i përket gjeneratës së fundit të policëve të cilët diplomuan më 24 janar, do të thotë para dy ditësh, në Prishtinë.
Polici është dërguar në Klinikën Emergjente në QKUK – për mjekim të mëtutjeshëm dhe siç merret vesh, është jashtë rrezikut për jetën.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia rajonale e Gjilanit, e cila njoftoi se rasti ka ndodh rreth orës 19:12 minuta.
Si ndodhi rasti?
Dyshohet se deri te ky rast i rëndë të ketë ardhur kur një person që po ashtu ishte në poligonin e gjuajtjes bashkë me viktimën i shkrep arma aksidentalisht.
I dyshuari, që është i mitur është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Njësiti i hetimeve rajonale bashkë me prokurorin e shtetit po i udhëheqë hetimet në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e këtij rasti të rëndë.

