Ky është politikani më i pëlqyer për shqiptarët
Ky është politikani më i pëlqyer për shqiptarët. Dokumentari i “Memory” në ABC nga Baton Haxhiu prezanton këtë herë të gjeturat e fundit të një sondazhi të realizuar në Shqipëri katër muaj para zgjedhjeve.
Gjetjet nga matja e opinionit publik nga kompania “Source”, tregojnë një lëvizje të madhe të elektoratit në Shqipëri.
Nga anketimet e sondazhit zbulohet se shqiptarët kanë ndryshuar drejtimin tyre politik.
Për vite me radhë shqiptarët ideologjikisht kanë qenë ose majtas ose djathtas. Ndërkohë tani bindjet kanë ndryshuar më afër qendrës.
42.5% e shqiptarëve deklarojnë se bindjet e tyre politike janë më afër qendrës. Ndërsa 24.6% thonë se janë majtas dhe 14.2% janë djathtas.
Gjithashtu sondazhi tregon edhe disponimin momental të shqiptarëve se kë preferojnë politikisht. Sipas sondazhit është një politikan i majtë që mbetet i preferuar për shqiptarët.
Edi Ramës i besojnë 19% shqiptarët kundrejt Lulzim Bashës 6.1%.
Sipas këtij sondazhi, edhe pëlqyeshmërinë për qytetarët vijon ta këtë Rama me 46.4%, pas tij Erion Veliaj me 41.9%, Sali Berisha me 30.9%, Lulzim Basha me 26.3% dhe në fund Ilir Meta me 17.7%.
“Opinioni pozitiv për Berishën ka kuotë më të lartë se për Bashën dhe ky është problemi kryesor i Lulzim Bashës si udhëheqës i opozitës”, shprehet Eduard Zaloshnja.

