Ky është produkti i dytë më i shitur në Kosovë me pretendimin se e parandalon COVID-19
Në një hulumtim që ka kryer profesori universitar, Dren Gërguri, në qershor të vitit të kaluar, ka rezultuar se limoni ka qenë produkti i dytë më i shitur në Kosovë.
“Arsyeja është sepse gjatë atyre muajve paraprakë kishte dezinformata se limoni të mbron nga virusi COVID-19 dhe përdorimi i limonit me ujë të nxehtë është diçka që duhet ta bëjë secili. Prandaj pas miellit, doli që limoni ishte produkti më i blerë nga qytetarët”, ka thënë ai për REL.
Përgjatë analizimit të dezinformatave që kanë qarkulluar më së shumti në rrjetet sociale në mesin e shqipfolësve, Gërguri ka treguar se cilat janë reditur si pesë të parat në listë:
Doktori amerikan shkund botën, tregon të vërtetën për koronavirusin
Diçka po ndodh! 40.000 trupa speciale amerikane kanë zbarkuar në vendet e Bashkimit Evropian përreth Ballkanit
Një mjek japonez tregon si ta kuptoni nëse jeni infektuar me COVID-19
Koronavirusi është mashtrim, masonët duan ta kontrollojnë botën
Ilaçi për koronavirus dhe mënyra si ta eliminojmë atë/mediafokus.info/

