Ky është pronari i ri i T7 dhe Express

Gazeta Express dhe Televizioni T7 me emrin biznesor ‘Media Works’, edhe zyrtarisht kanë pronar të ri. Bëhet fjalë për kompaninë “A.B.C. MANAGEMENT”, që për pronar ka sipërmarrësin nga Shqipëria, Klodjan Allajbeu, shkruan Reporteri.

Tani këto dy media do të drejtohen nga gazetari Leonard Kërquku, i caktuar si drejtor menaxhues dhe punësojnë 36 veta, sipas ARBK.

Gazeta Express dhe Televizoni T7, deri para pak ditësh drejtoheshin nga Berat Buzhala, i cili ishte edhe një ndër aksionarët në këtë kompani.

Siç ka raportuar ditë më parë Gazeta Online Reporteri.net, Berat Buzhala pritet të fillojë me një projekt të ri medial në RTV21.

Ndërsa, pronari i ri i Gazetës Express dhe T7, Allajbeu, është pronar edhe i një televizoni në Shqipëri. Bëhet fjalë për televizonin ‘ABC News’, të cilin gjithashtu e kanë blerë Aleksandër Frangaj dhe Alba Gjinaj.