Ky është sipërmarrësi shqiptar, menaxher i një rrjeti supermarketesh në Gjermani
Sipërmarrësi shqiptar Fitim Thaçi, jeton dhe ushtron aktivitetin e tij në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se Thaçi menaxhon një rrjet supermarketesh, ku tregton edhe produkte me origjinë nga vendlindja e tij.
Ai shprehet se importon rreth 70 lloje artikujsh, për të cilat klientët shqiptarë dhe gjermanë janë mjaft të kënaqur me cilësinë e tyre.
“Çdo herë që vjen një produkt i ri, mundohem ta vendos atje ku një klient mund të shfaqë interes”, – tregon sipërmarrësi i ri.

