Ky është theksi më tërheqës në botë (francezët do zhgënjehen shumë)

Frëngjishtja është rrëzuar nga froni si theksi më seksi në botë. Sipas platformës së mësimit të gjuhës Babbel, është zyrtare: frëngjishtja nuk është theksi më seksi në botë.

Ky përfundim vjen pas një anketimi që platforma Babbel ka bërë në më shumë se 15 mijë njerëz që prej vitit 2017.

Pra, kush e ka rrëzuar nga froni “la belle langue française”?

E pra, gjashtë mijë njerëz nga Britania e Madhe, Franca, Spanja, Italia, Gjermania, si dhe SHBA-të, u pyetën të vlerësonin se cilat gjuhë perceptohen si “më seksi”, “më romantike” dhe “më pasionante”.

Rezultatet treguan se italishtja u perceptua nga shumica si gjuha “më seksi” dhe “më romantike” nga numri më i madh i njerëzve të përfshirë në studim. “Ka disa karakteristika të italishtes që e bëjnë më tërheqëse,” shpjegoi mësuesi i gjuhës Babbel, Noël Wolf për Daily Mail.

“Ngritja dhe ulja e zërit në italishten e folur mund të krijojë një notë muzikore, të cilën disa njerëz e konsiderojnë tërheqëse,” tha Wolf, transmeton anabel.

Anglishtja britanike u pa si “më e sjellshme”, ndërsa gjermanishtja fitoi vendin e parë për gjuhën “më të drejtpërdrejtë”.

Sondazhi shqyrtoi gjithashtu qëndrimet ndaj partnerëve që flasin gjuhë të ndryshme. Sipas rezultateve, më shumë se 70% e britanikëve të anketuar raportuan se nëse partneri/ja kishte një gjuhë të ndryshme nga ajo amtare, mësimi i gjuhës së të dashurit/ës ndihmon në krijimin e një lidhjeje më të fortë emocionale mes çiftit.