Ky është vendi nga ku vetura me tre të rinjtë brenda ra në liqenin e Badocit

Tre të rinj vdiqën pasi vetura në të cilën ndodheshin ra në liqenin e Badocit mbrëmë, pak para mesnatës.

Zjarrfikësit, të cilët u desh të intervenonin, thanë se parë panë jesë të veturës e cila ishte zhytur në liqenin skaj rrugës Gjilan-Prishtinë.

Për t’i gjetur trupat e pajetë të të rinjve, u kërkua edhe angazhimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vdekjen e tre të rinjve e ka konstatuar një ekip mjekësor në vendngjarje.

T7 sjell pamje të vendit nga ku automjeti ra në liqe.