Ky është vendimi për prindin me rrënjë nga Kosova që goditi gjyqtarin e futbollit në Zvicër

Mediat zvicerane raportojnë lidhur me rastin ku prindi i një lojtari të ri, me prejardhje nga Kosova, goditi një gjyqtar futbolli në Zvicër.

Ai është dënuar për sulmin e bërë në fund të majit, përcjell albinfo.ch.

Incidenti kishte ndodhur në Schoftland të Zvicrës, ndërsa ndeshja ishte ndaj Villmergen.

Ishte raportuar se burri kishte humbur durimin sepse djali i tij ishte fauluar padrejtësisht.

Autori i dyshuar është babai i një lojtari të ri nga Villmergen.

Incidenti ishte incizuar dhe solli reagime të shumta në Zvicër.

Dhe tani Shoqata e Futbollit në Aargau ka dënuar sulmuesin me përjshtim nga të gjitha stadiumet në Zvicër deri më 3 korrik 2028.

Klubi i përfshirë, Villmergen, është gjobitur me 3500 franga, shkruan CHMedia.

Prindi i lojtarit është dënuar për hyrje të paautorizuar në fushë dhe sulm fizik ndaj gjyqtarit.

Sulmi vazhdon të mbetet çështje gjyqësore, shkruan “20 Minuten”.

Dënimi i dhënë është vetëm për anën sportive.