Ky fshat i bukur në Kosovë dikur kishte 63 shtëpi, 53 prej tyre sot janë në dry

Kosova është shteti i cili ka një për qindje të madhe të shqiptarëve që jetojnë në diasporë, transmeton albinfo.ch.

Arsyet e mërgimit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë kryesisht për shkak të kushteve jo të mira, standarti i ulët i jetesës etj.

Kësisoj, pothuajse të gjithë banorët e fshatit Sllakovc janë shpërngulur në mërgim.

Sllakovci, një fshat i qetë me natyrë të bukur, tashmë është i boshatisur, ku shumica dërmuese e shtëpive janë me dry.

Thuhet se kohë më parë ky fshat ka pasur 63 shtëpi të mbushura me familje, ndërkohë sot janë vetëm 9 prej tyre.