Ky fshat i Gjilanit do ta organizojë sivjet takimin me bija

Nuk ka më veç takime të gjeneratës, takime të vendlindjes, takime të poetëve…po ka edhe takime të bijave, shkruan Mediafokus.info

Këtë takim, sivjet në korrik do ta organizojë edhe fshati Livoç i Poshtëm i komunës së Gjilanit.

Organizatorja Gynere Halimi ka ftuar të gjitha bijat që më 23.07.2022 të mblidhen për një takim në vendlindje.

Sipas statistikave zyrtare, Livoçi i Poshtëm është vendbanimi më i madh për nga popullsia në komunën e Gjilanit. /Mediafokus.info

Ju kujtohet kënga:

sa hijeshi ka shpia
kur mushet me bija
f’mija vijn me ren
sofra spo i nxen.