Ky fshat i Lipjanit konsiderohet se ka ari në vlerë prej 170 milionë euro
Fshati Brus i Lipjanit konsiderohet se ka një pasuri të jashtëzakonshme nëntokësore me xehe që përmbajnë elemente të arit.
Madje kjo ka nxitur interesim të organizatave ndërkombëtare që merren me këtë fushë.
Drejtori ekzekutiv i “Western Theyan Resources”, Mentor Demi tregon vlerën e arit që konsiderohet se ka aktualisht kjo zonë.
Madje, ai tregon se cilat mund të jenë përfitimet që mund t’i vijnë shtetit në rast se vërtetohen këto hulumtime të tyre.
E optimistë për këtë gjë janë edhe banorët e lagjes Peshteri të këtij fshati.
Kryetari i këtij fshati thotë se në rast se nuk kanë përfitime banorët, atëherë kjo sasi e arit nuk do të mund të nxirret nga tokat e tyre.
Kurse, Nuhë Gashi i cili ka tokën e tij në këtë pjesë, tregon se analiza të tilla janë bërë edhe në të kaluarën nga ish- shteti jugosllav.
Projekti i cili parashihet të zhvillohet në këtë pjesë, pritet të zgjasë rreth 7 vjet ku edhe pritet të bëhet shpronësimi i këtij fshati./TëVë1/

