Ky ishte grupi i shqiptarëve të Gjilanit dhe Vitisë që u morën në izolim në vitin 1989
Shteti i Kosovës e ka për obligim t`i nderojë të gjithë ata intelektualë e qytetarë të thjeshtë, të cilët në çfardo mënyre dhe rrethane kanë kontribuar për lirinë e vendit të tyre, që përshkon një rrugëtim shekullor, shkruan Mediafokus.info
Pjesë e kësaj sakrifice të gjatë e të madhe, pa dyshim se janë edhe grupi i intelektualëve nga Gjilani dhe Vitia, të cilët në vitin 1989 ishin marrë dhe mbajtur për disa javë në izolim nga pushteti i atëhershëm, si persona të rrezikshëm.
Kësaj mase të regjimit serb, asokohe i ishin nënshtruar 14 intelektualë të komunës së Gjilanit: Basri Musmurati, Shemsi Syla, Shaip Ismajli, Begzad Osmani, Ismet Ramadani, Riza Latifi, Rahim Azemi, Fejzullah Fejzullahu, Fadil Mehmeti, Sabri Bunjaku, Fatmir Salihu, Jakup V. Berisha, Sami Hoxha dhe Fazli Abdullahu. Ndonjëri prej tyre nuk jeton sot.
Ndërkaq nga komuna e Vitisë ishin: Gursel Sylejmani, Fahri Ymeri, Abdyl Bajrami, Nexhmedin Arifi, Përparim Azemi dhe Jakup Jahiri.
Është shumë e rëndësishme që të mos harrohet e kaluara dhe asnjë epokë e saj, sepse copëzimi i historisë nuk e paraqet të plotë sakrificën shekullore që ka bërë ky popull, për lirinë e tij të mohuar. /Mediafokus.info

