Ky ishte rasti i parë që e humbi betejën me virusin në Gjilan
Më 10 prill 2020, para dy vitesh, Gjilani varrosi viktimën e parë me koronavirus.
Një 72 vjeçar nga Vrapçiqi i kësaj komune, nuk ia kishte dalë betejës me një virus, asokoh ende të panjohur sa duhet në Kosovë, ku rasti i parë erdhi nga Italia dhe pikërisht në rajonin e Gjilanit.
Z.I. (72 vjeç) ishte trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë për dy javë, por pa sukses.
Virusi arriti të përhapet shpejt dhe të marrë shumë jetë të tjera në Gjilan dhe anekënd Kosovës, nga atëherë e deri në ditët e sotme. /Mediafokus.info

