Ky këngëtar i njohur dikur ishte furraxhi

Dikur ishte furraxhi. Sot që është një emër i njohur i skenës muzikore, e ka vështirë të besojë që para disa vitesh ka qenë një njeri i thjeshtë.

Sinan Hoxha është kthyer në artistin e dashur dhe të suksesshëm, por në fillimet e tij, puna që bënte, s’kishte aspak lidhje me skenën.

Ai ka zbuluar se dikur zotëronte një furrë buke: “Kam punuar furraxhi, bëja bukë”. Dhe me shumë mund dhe punë ai arriti të bëhej sot një nga këngëtarët më të famshëm.