Ky kryetar Komune ua paguan nga xhepi i tij maturën atyre që kanë nevojë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë një gjest që meriton lëvdata.

Ai ka shprehur vullnetin që t`ua paguaj shpenzimet nga xhepi i tij të gjithë maturantëve që s’i kanë kushtet e mira financiare.

“Këto ditë organizohet Mbrëmja e Maturës, dhe secili prej tyre ka dëshirë të jetë prezent me shokët dhe shoqet e klasës. Mirëpo, ka nga ata të cilët nuk mund të jenë prezent për shkaqe financiare.

Unë jam i gatshëm, që nga rroga ime të ndaj një pjesë për ata që kanë nevojë ta paguajnë pjesën e tyre për pjesëmarrje në Mbrëmjen e Matures.

Më shkruani privatisht, se cili shok apo shoqe e juaja ka nevojë” shkruan Muharremaj në njoftim.