Ky nigerian mund ta udhëheq Komunën e Shtipit
Ky nigerian mund ta udhëheq Komunën e Shtipit. Ai është në mesin e pesë kandidatëve në garë për kryetar të kësaj Komune.
Në garë janë kandidati i pavarur Trajçe Mitev, i cili mblodhi 260 nënshkrimet e nevojshme, Lazar Naumov nga partia TMRO, pastaj deputeti aktual Sasko Nikollov nga LSDM, Goce Angelov nga koalicioni i ri “E ardhmja në duart tona” dhe Simon Poikarp, që është befasia më e madhe për qytetarët e Shtipit. Ai është kandidaturë e partisë konservatore maqedonase Integra.
Polikarp njihet në Shtip dhe më gjerë në Maqedoni si Xhimi, i cili lindi në Nigeri dhe jeton në Shtip për disa dekada.
Zgjedhjet për kryetar komune në Shtip dhe Pllasnicë janë caktuar për 13 dhjetor.

