Ky njeri ndoshta ka humb shumë, por respektin e dashninë – kurrë!
Gjatë pushimeve n’Kosovë, tu kalu te xhamia n’Gjilan, e pashë Maliqin tu nejtë aty.
E përshëndeta: “mirëdita daja Maliq” edhe ai menihere m’ktheu nji përshëndetje me ngrohtësi.
M’pyeti kush je, i thashë mbesa e Avnijes. Tha: “E kujt je? E Vaxhides, e Lules a e Lumes?”
I thashë hajt, e ciles po t’dukem? Qeshi e tha: “Ti veç e Lules je, se ajo gjithmonë kur m’sheh ndalet e m’flet, osht ma e gjallë.”
Ishte ulur aty para xhamisë, edhe ia bëra nji foto.
M’preku shumë ky njeri që jeton i vetmuar, nuk ka shumë, edhe ende nuk e din ku e ka vllaun…
Në sytë e tij pashë thjeshtësi, dhimbje, por edhe nji butësi që t’mbet n’zemër.
Me nji ngrohtësi tha: “T’fala mi ban krejtve”, u çu n’kamë e ma zgjati dorën.
Ky njeri ndoshta ka humb shumë, por respektin e dashnin kurrë!/Herolinda Avdili Rexhepi

