Ky pallat në Durrës do të shembet me 130 kg eksploziv

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë sot pasdite, me shpërthim të kontrolluar, një objekt (pallat) 14-katësh në Durrës.

Pallati u spostua gjatë tërmetit të nëntorit të kaluar dhe nga ekspertët u klasifikua i pabanueshëm.

Në trupin e objektit janë hapur 5 mijë furnela (vrima) për realizimin e shpërthimit dhe do të përdoren 130 kilogramë lëndë eksplozive.

Vetëm pak ditë më parë, për dobësimin e strukturës së këtij pallati, IKMT kreu shpërthime të brendshme.

Deri tani vetëm në Durrës, janë prishur rreth 100 objekte të dëmtuara nga tërmeti, transmeton EuroNews Albania.