Ky president amerikan ishte varrosur pa ceremoni shtetërore
Presidenti amerikan Woodrow Wilson ka vdekur më 3 shkurt 1924 dhe është varrosur pa ceremoni shtetërore, shkruan gazeta online Mediafokus.info
Varrimi pa ceremoni shtetërore ishte kërkesë e bashkëshortes së tij.
Konsullata e Shqipërisë në Amerikë e njoftonte përmes një shkrese Ministrinë e Jashtme (Mediafokus e sjellë për herë të parë shkresën zyrtare) për dërgimin e një telegrami ngushëllimi zonjës së presidentit Wilson, ku i shprehte ngushëllime në emër të popullit shqiptar.
Njëherësh, Konsullata njoftonte se me kërkesën e zonjës Wilson, varrimi nuk do të bëhej me ceremoni shtetërore.
Wilson e drejtoi Amerikën në vitet 1913-1921. Në Konferencën e Parisit (1919), SHBA-ja nën drejtimin e tij, doli kundër ndarjes së Shqipërisë, që ishte kërkesë e pareshtur e shteteve fqinje dhe Fuqive të Mëdha./Mediafokus.info

