Ky shtet heq masën ‘distancë e obligueshme’
Holanda ka hequr masën e distancës së obligueshme mes personave, që do të thotë se restorantet dhe objektet e mbyllura mund të punojnë me kapacitete të plota.
Por, në shumë vende edhe më tej vlejnë rregullat 3G/që do të thotë se personat duhet të jenë të vaksinuar, të shëruar apo të testuar.
Në shumë vende është hequr edhe obligimi i mbajtjes së maskave, përveç në trafik dhe vende të caktuara.
Më parë masat i ka hequr edhe Danimarka dhe disa vende të tjera.

