Ky shtet kërkon ndalimin e cigares elektronike
Ai ka paralajmëruar edhe për dëmet te njerëzit e mjedisi. Ai thotë se përkundër që ka opsione pa nikotinë, varësia është e lartë e që kanë synim vetëm të rinjtë.
“Këto përmbajnë bateri dhe kimikate dhe shpesh përfundojnë në mbetjet normale apo edhe në natyrë pas konsumimit”, është shprehur Clivaz, shkruan 20minuten, përcjellë Albinfo.ch.
Mocioni i tij është mbështetur nga të gjitha partitë. Cigaret elektronike janë alternativë për ato klasiket dhe shitja e tyre është lejuar që nga 2020.
Sipas studimit të Universitetit të Lozanës, 59 për qind e moshave 14 deri në 25 vjeç kanë konsumuar tashmë cigare të tilla elektronike. Dymbëdhjetë për qind kanë deklaruar se shpesh konsumojnë e-cigare.

