Ky shtet në Ballkan mund të goditet nga tornado
Cikloni po lëviz drejt rajonit tonë dhe shumë shpejt mund të godas njërin nga shtetet e këtushme.
Meteorologu i Institutit serb të Hidrometeorologjisë, Nedeljko Todoroviç, nuk e ka përjashtuar mundësinë që një tornado ta godasë Serbinë, duke shtuar se gjithsesi diçka e tillë është shumë e vështirë që të parashikohet.
Ai shpjegon se shiu, breshëri dhe bubullimat janë dukuri normale gjatë verës, sepse ato janë pasojë e të ashtuquajturit “fronti i ftohtë”.

