Ky shtet tre muaj nuk kishte koronavirus, sot u konfirmua rasti i parë

Vietnami ka konfirmuar të hënën rastin e parë lokal me koronavirus pas afër tre muajsh.

Ministri i Shëndetësisë, Nguyen Thanh Long, ka urdhëruar provincat dhe agjencitë shtetërore të shtrëngojnë kontrollet dhe kontaktet, pas konfirmimit të një 32-vjeçari si rast i parë i infektimit nga kontakti brenda vendit në 89 ditë, shkruan “Reuters”.

Me karantinë strikte dhe masa gjurmuese, Vietnami ka arritur të ndalojë përhapjen e virusit, duke lejuar që të rikthehen aktivitetet ekonomike më herët se Azia.

Vietnami deri tash ka regjistruar 1,347 raste me koronavirus, 655 prej tyre që thuhet se kanë ardhur nga jashtë.